Avokati: Rivendosje e ligjit dhe lirim i Kryetarit të opozitës, nuk ka asnjë akuzë ndaj Berishës

Pyetje: Mund të themi që z.Berisha po shkon drejt një djegieje mandati meqënëse gjykata po i rrëzon të gjitha kërkesat?

Gjokutaj: Qëllimi i gjithë kësaj sage arrestesh dhe rrëzimit të kërkesave tona është pikërisht kjo – djegia e mandatit.  Ne po vazhdojmë luftën sepse një person që është në arrest shtëpie të jetë më i kufizuar se një në arrest me burg, kështu siç e koncepton SPAK dhe Gjykata GJKKO, është skandaloze. Nga pikëpamja ligjore është e papranueshme dhe si arsyetim, i papranueshëm.

Pyetje: Ka një proces në Gjykatën e Lartë dhe mund të ketë edhe një vendimmarrje. Dhe e dyta, duke qenë se të gjitha kërkesat tuaja janë rrëzuar në Apel, në Gjykatën e Shkallës së Parë, në trupë gjykuese që thuajse nuk ndryshon asnjëherë, a do t’i adresoheni ndonjë institucioni tjetër të drejtësisë, kombëtar apo ndërkombëtar për zgjidhjen e kësaj çështjeje?

Gjokutaj: Nesër është i njëjti objekt, zëvendësimi i masës së sigurimit. Sigurisht ajo ka shkaqe të tjera të kërkimit dhe nesër do të presim vendimin e Gjykatës. Sigurisht, destinacioni ynë është deri sa të vendoset drejtësia në vend. Pa marrë parasysh, ne do të ndjekim të gjitha shkallët e gjykimit, si gjykatat kombëtare, ashtu edhe ndërkombëtare. Kjo është arsyeja pse ne kemi bërë kërkime të pandërprera për të konsumuar të gjitha kërkimet e mundshme në gjykatat shqiptare, për të mos lënë asnjë vakuum ligjor që nesër t’i drejtohemi gjykatave ndërkombëtare për të arritur pikërisht tek qëllimi final, pra te rivendosja e ligjit të shkelur dhe lirimi i z. Berisha dhe mbylljen e kësaj çështjeje farsë, e cila është ngritur pastërtisht për qëllime politike.

Pyetje: Avokat, ju sot kërkuar revokim, domethënë një tjetër masë sigurie apo heqjen e masës fare?

Gjokutaj: Jo. Ne kemi kërkuar revokimin e masës, por qoftë edhe zëvendësimi… Arsyetimi ynë është kundër vendimit të masës së arrestit, pastaj ka shkallë. Për ne sot nuk ka asnjë arsye, asnjë shkak, asnjë kusht, asnjë kriter që të vendoset asnjë mase sigurimi, sepse nuk ka akuzë, nuk ka asnjë provë. Shikoni. Prokuroria sot nuk thotë dot fabulën, mekanizmin si ka ndodhur kjo histori. Në kërkimet tona ne u kemi thënë “ore, na thoni, ku është kryer kjo vepër? Në ç’formë? Është detyrim i organit të akuzës!”. Ata nuk flasin, heshtin, gjykata vendos sipas tyre. Ju e dini që edhe drejtuesi i tyre, këtë që kemi muaj të tërë që themi, SPAK së bashku me GJKKO vendosin gjithmonë njësoj sepse është pasojë e një urdhri politik që i ka vënë me shpatulla për muri këta që kam unë mbrapa kurrizit tim. E pohuan me gojën e tyre që është afërmendsh që gjykata do të vendosë atë që kërkojmë ne.

About Krye Redaktor

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …