Berisha: Veliaj vodhi 40 milionë euro në tendera, por emri i tij nuk përmendet nga SKAP-i

Lideri i opozitës Sali Berisha gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar tha se nga viti 2016 gjer sot, Erion Veliaj, titullar i autoritetit kontraktor Bashkia e Tiranës, ka vjedhur së bashku me bandën e tij, në tendera e prokurime, 40 milionë euro më së paku.

Berisha tha se në këtë dosje që përfshin disa prej këtyre banditëve, emri i Erion Veliajt nuk figuron në asnjë rresht të vetëm, në asnjë fjalë të vetme.

“Dy janë personazhet më të zeza në aferën e vjedhjes 100 përqind.

Në këtë aferë është edhe një Julian Zanaj.

Ky Juliani, që ta dini ju, ka qenë shefi i prokurimeve të Edi Ramës, drejtor i njësisë së prokurimeve në bashki gjer dje.

Por Juliani i Edi Ramës ndiqet në gjendje të lirë sepse Skapi i partisë, i Dumanëve dhe Zamanëve, zbaton verbërisht vetëm urdhrat e Edi Ramës.

Të dashur miq, drejtësia e re shfaqet në këtë mënyrë si fytyra më e shëmtuar e një sistemi drejtësie në Europë dhe në botë.

Si fytyra e vërtetë e qeveritarëve hajdutë që vjedhin qindra milionë euro qytetarët e tyre dhe mbrohen prej saj.

Si fytyra e vërtetë e mburojës së lidhjeve të krimit me qeveritarët.

Armike e egër e vullnetit të shqiptarëve dhe rotacionit të pushtetit.

Ndaj dhe ftoj shqiptarët të mos kenë asnjë iluzion se kjo organizatë e strukturuar kriminale që quhet Skrap, nuk është gjë tjetër veçse vegël e verbër në duart e Edi Ramës, i cili vendos në mëngjes ato që merr në darkë nga zyrat e Edi Ramës.

Atëherë çfarë mbetet?

Mbetet revolta, revolta, revolta me mosbindje civile”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Të rinjtë parkojnë betonieren para Kryeministrisë, mesazh për lidhjet mes krimit dhe ndërtimit

Protesta e sotme para Kryeministrisë u shoqërua me një simbolikë të fortë, ku parkimi i …