Berisha: Dy ditë na ndajnë nga dita e enjte, dita e protestës së madhe!

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës në tubimin qytetar u shpreh se edhe dy ditë i ndajnë qytetarët nga protesta e madhe e të enjtes. Sipas tij, kjo do të jetë dita e rikthimit të bashkisë qytetarëve të Tiranës.

“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemrta, mirënjohjen e pakufishme ndaj jush, misionarëve të vërtetë të dinjitetit njerëzor, të lirisë, të shpresës.

Mirënjohje të pakufishme oratorëve fjalëzjarrtë në parlamentin e të vërtetës në këtë rrugë.

Të dashur miq, dy ditë na ndajnë nga dita e enjte, dita e protestës së madhe.

Dita e fitores.

Dita e rikthimit të bashkisë qytetarëve të Tiranës.

Çdo ditë, akti i Erion Veliajt, Taulant Tushës, Julian Zanajt, Mollës, Qatos dhe kompanisë së tyre, bëhet më i shëmtuar.

Çdo ditë, ky akt i pashembullt në historinë e një shteti bëhet më i zi.

Por çdo ditë, më e zezë bëhet fytyra e kësaj drejtësie, që është shndërruar totalisht në parzmore të krimit qeveritar, shtetëror.

Në mburojë të vjedhjeve të tmerrshme të qytetarëve.

Çdo ditë bëhet më imperative fuqia juaj, zëri juaj, aksioni juaj, mosbindja juaj civile për shpëtimin e Tiranës, shpëtimin e Shqipërisë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …