Gjokutaj: Aktorëve të arrestimit të zotit Berisha po u vjen fundi!

Avokati Genc Gjokutaj tha në tubimin qytetar që zhvillohet prej 98 ditësh në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha se, Gjykatat e kapura po marrin vendime politike, në kundërshtim të hapur me ligjin, por nuk na i marrin dot Berishën.

Gjokutaj tha se, Gjykata po mban në arrest Berishën me një ligj të shfuqizuar prej 7 vitesh. Gjokutaj tha se e drejta, morali dhe gjithçka kanë një kurbë të caktuar.

“Petëve të hajdutëve, pengmarrësve të demokracisë, aktorëve të arrestimit të z.Berisha po u vjen fundi. Fundi i tyre është shpagimi. Nesër është seance në Gjykatën e Lartë për lirimin e z.Berisha.

Ajo Gjykatë jo për shkak se ka integritet, por e detyruar nga ligji dhe nga korrupsioni i pengmarrësve, nesër ka detyrimin dhe të lutemi që nesër dr. Berisha të jetë i lirë, sepse një gjykatësi që dënon të pafajshmin është i burgosur vetë. Dhe një gjykatës i kapur është më i rrezikshëm se 100 kriminelë

Këta gjyqtarë të lartë, që në fakt janë të ulët, e njohin frikën se njerëzorë janë edhe ata, të lutemi dhe të besojmë që të marrin një vendim, të lirojnë z. Berisha, sepse ai dhe liria janë dy binjakë që nuk mund të ndahen asnjëherë”, tha Gjokutaj.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …