Erion Veliaj, modeli më i shëmtuar që ka prodhuar politika shqiptare!

Nga Elona CASLLI

Nëse ka një emër që duhet t’i bëjë bashkë të gjithë shqiptarët është emri i Erion Veliajt. Erion Veliaj është modeli më i shëmtuar që ka prodhuar politika shqiptare në 30 vite. Erion Veliaj është modeli tipik i njeriut me komplekse të theksuara inferioriteti, i cili në pamundësi për t’u përballur me mangesitë e veta përpiqet të imitojë keq atë çka nuk mund kurrë të jetë.

Përpiqet të sillet si çun garip tirone dhe me batuta shterpë prodhon një humor që nuk është as në nivelin e bejteve.

Përpiqet të citojë shkrimtarë të huaj në fjalime, ndërkohë që nuk arrin të shkruajë një fjali të vetme nga fillimi deri në fund pa gabime drejtshkrimore. Vjedh modelet e fotografive të Obamës dhe i riprodhon “natyrshëm” sikur të ishin të vetat. Përpiqet të luajë basketboll dhe të kërcejë me gra duke prodhuar një propagandë mjerane sa herë që shfaqet, pasi jo vetëm Erion Veliaj, por kushdo që orvatet të imitojë dëshpërimisht dike tjetër, shndërrohet në një klloun të dëshpëruar, pasi çdo njeri është interesant në individualitetin e tij dhe bota është interesante sepse individualitetet janë të ndryshme.

Nuk është aspak rastësi që vjedhjet në Bashkinë e Tiranës janë bërë në një mënyrë skajshmërisht trashanike, pasi një njeri me komplekse të theksuara inferioriteti nuk mund të vjedhë ndryshe. Vjedhja përkon me mendimin e tij, me formimin e tij, me përpjekjen e tij të stërmundishme për t’u hequr ai që nuk është, ndaj është e një rëndësie thelbësore që ky model politik të marrë fund, pasi ligësia e një njeriu të papërmbushur e veshur me pushtet, kthehet në një fatkeqësi kombëtare, sikundër është kthyer tashmë me ajrin që thithim me nivele alarmante ndotjeje dhe me milionat e eurove që kanë fluturuar nga xhepat tanë.

Erion Veliaj përmban ligësinë dhe paditurinë. Ky kombinim është vdekjeprurës për një shoqëri.

Post Scriptum- Kur do të thërritet Erion Veliaj në SPAK?!

About Redaksia

Check Also

Kur mediat nuk kanë interesin publik primar, por pagesat nga inceneratorët…

Nga Adriana KALAJA Sot gjithë mediat që paguhen nga inceneratorët, dhanë lajmin e dosjes së …