Fermerët në protestë: Do të bllokojmë autostradën Lushnje-Fier me traktorë

Fermerët shqiptarë kanë dalë në protestë ditën e sotme, protestë e paralajmëruar prej disa kohësh.

Fermerët janë nisur me traktorët e tyre nga Kavaja, Vlora, Berati, Fieri dhe Lushnja drejt rrethrotullimit të Savrës në autostradën Lushnje-Fier.

Në orën 12:00, bëhet me dije se blegtorët do të bllokojnë autostradën Lushnje-Fier me traktorët e tyre në mënyrë demostrative për padrejtësinë që, sipas tyre, po u bëhet nga industria e qumështit, për skemat e sunvencionimit, dhe një sërë institucionesh të cilat nuk ushtrojnë autoritetin sipas ligjit.

Sipas fermerëve institucionet në fjalë janë: AKU, Autoriteti Konkurencës, Drejtoria e përgjithëshme e tatimeve, Drejtoria e Përgjithëshme e Doganave dhe Ministria e Bujqësise dhe e Zhvillimit Rural.

About Redaksia

Check Also

Sanksionet amerikane/ Miku i Ramës në listën e zezë të SHBA, kush janë 7 subjektet e tjera

Deri në fillim të qershorit 2026, në listën e zezë amerikane ishin vendosur 131 individë …