Historia nuk jepet me konçesion!

Nga Ina ZZHUPA

Për Bylisin!

Bylisi ka nevojë për transparencë mbi fondet dhe për menaxhim shtetëror! Larg modelit të koncensionit me tentakulat e AADF!

6 milion e 250 mijë euro fondi në dispozicion të Bylisit dhe në 5 vite nuk ka ndodhur asgjë. Profesori Neritan Ceka ka qënë denoncues i vazhdueshëm i këtij skandali.

Sot ka një degjëse publike që mesa duket interesin e vetëm nuk e ka te Bylisi, apo ku kanë shkuar paratë dhe si mund të rikthehemi Planit të Menaxhimit ku shteti shqiptar është përgjegjës.

Duket se po gatuhet një plan ku dalin famozët e AADF, tashmë që drejtorin e tyre të projekteve Ilir Parangonin e kanë dërguar me punë tek Zyra Italiane e AICS ne Tirane.

A është skenari që sot të prezantohet një plan i ri menaxhimi ndryshe nga ai i pari, i gatitur nga Parangoni që sugjeron Bylisin me koncesion?

A është koncensionari gati AADF për t’u futur edhe në Bylis me një skemë të gatshme?

A do përdoret ministri i ri Gonxhe për të hapur rrugë një skeme koncensioni për Bylisin, pavarësisht se paratë janë dhe shteti ka gjithë kapacitetet që të drejtoj projektin dhe të kërkojnë me studiuesit shqiptar dhe llogari për cfarë ka ndodhur?

Ftoj mediat ta ndjekin degjësen e pashpallur, sepse duan të kryejnë punë me një grup të ngushtë,dhe ta bëjnë atë transparente. Në orën 11:00 në teatrin e Bylisit.

Historia nuk jepet me koncesion!

About Redaksia

Check Also

Për një Parti Demokratike të madhe

Nga Luçiano BOÇI Vlera themelore e një Partie është liria e anëtarëve të saj. E …