Protestë para Bashkisë: 7 muaj pa bonusin e qirasë! Erion Veliaj dil na sqaro!

Qytetarët kanë dalë në protestë paraditen e kësaj të hëne para Bashkisë së Tiranës, ku kanë deklaruar se nuk kanë marrë ende bonusin e qirasë.

Një qytetare i ka bërë thirrje kryebashkiakut Veliaj të mbajnë premtimin e dhënë, se do ju japin shtëpi, ndërkohë që kanë 7 muaj pa marrë bonusin e qirasë.

Qytetarja: Unë jam nëna e tre fëmijve.

Erion Veliaj dhe Edi Rama na kanë ardhur tek socialja dhe na kanë premtuar se do na japin shtëpi. Ku është premtimi? Ne kemi 7 muaj pa bonus, ju lutem të dalin dhe të na sqarojnë. Kemi ardhur dhe njëherë tjetër dhe nuk na kanë bërë asgjë edhe ktë radhë nuk e di. Erion Veliaj dil dhe na sqaro, kaq duam!!

 

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …