Gradat te FA/ Bardhi: Kush firmos për oligarkët bëhet gjeneral!

Komisioni i Ligjeve është mbledhur për të diskutuar mbi ligjin ‘Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë’, ku opozita ka deklaruar votën e saj kundër.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, argumentoi se vota kundër e opozitës vjen pasi ky ligj nuk garanton ata të cilë kanë bërë karrierë me ndershmëri, pasi i vetmi kriter për karrierë në Forcat e Armatosura, ka qënë vetëm firmosja e ndonjë prone për oligarkët.

“I vetmi kriter për të bërë karrierë në Forcat e Armatosura ështe firma për të tjetërsuar pronat. Ata që firmosen për oligarkët, i bëtë gjeneralë e një prej tyre e çuat në presidencë.

Ne do ta votojmë kundër këtë ligj, sepse nuk garanton që ata të cilë kanë bërë karrierë me ndershmëri. I vetmi kriter për karrierë në Forcat e Armatosura, ka qenë vetëm firmosja e ndonjë prone për oligarkët. E kemi parë çfarë ka ndodhur, gradat dhe pozicionet i kanë marrë ata qeë kanë firmosur prona, i keni bërë gjeneralë e ndonjë prej tyre e keni çuar edhe në presidencë. Pra, ky ligj vetëm për këtë bëhet.

Ne nuk mund të rrimë pa shprehur shqetësimin, kur shikojmë se në zonat e Forcave të Armatosura mbillen sipërfaqe të tëra me lëndë narkotike. Vlerësojmë çdo oficer karriere, çdo person që ka kontribuar, por s’mund të heshtim për politizimin që keni bërë”, tha Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Skandali i gjykatës kriminale, dënon me vetëm 11 vite burg kriminelin në Elbasan që vrau kamarierin

Gjykata e Elbasanit ka dënuar në mungesë Erjon Llapushin me 11 vite e 4 muaj …