Rrëzohet kërkesa e SPAK, lihet në shtëpi Vangjush Dako

Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masën e arrestit shtëpiak për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.

Gjykata e Posaçme mori vendimin për lirimin nga qelia të Vangjush Dakos për shkak të kalimit të afateve të paraburgimit.

Ky vendim u ankimua nga Prokuroria e Posaçme, e cila kundërshtoi vendimin dhe kërkoi rikthimin e ish-kryebashkiakut socialist në burg, por togat e zeza të Apelit vendosën ta linin në fuqi.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Dhimitër Lara, sot më 08.04.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 74 akti, datë 29.03.2024 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe apelin kundërshtues të personit nën hetim V.D., ndaj vendimit nr. 133, datë 27.02.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (në lëndë të masave të sigurimit personal), dhe vendosi:

– Miratimin e vendimit nr. 133, datë 27.02.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”,- thuhet në njoftim.

Kujtojmë se Vangjush Dako u arrestua më 6 qershor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme nën dyshimet se ka kryer veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim, në dy raste: Në procedurën e dhënies së lejes së ndërtimit të një pallati shumëkatesh dhe shpërdorim të fondeve publike në procedurën e prokurimit për ndërtimin e një shëtitoreje në bregdet.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …