Një makinë është përfshirë nga flakët pas mesnate në Vlorë në zonën e Plazhit të Vjetër.
Mjeti mësohet se përdoret nga drejtoresha e Tatim-Taksave në bashkinë e Vlorës, Anjeza Shiko. Paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
Njoftimi i policisë
Mbrëmjen e djeshme, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetases A. Sh., banuese në Vlorë (funksionare e bashkisë Vlorë).
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat, disa shtetas të dyshuar lidhur me ngjarjen. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.