Ish-ministri i Drejtësisë: Sapo Rama shet bashkëpunëtorët, SPAK turret dhe i arreston

Duke komentuar raportin e Prokurorisë së Posaçme, avokati Sokol Hazizaj, i ftuar në “Open” në News 24, tha se nuk ka prokuror të pavarur në vend.

“Nga e merr pagën? Kush ia llogarit buxhetin? Qeveria! Qeveria është e pavarur? Ajo i vendosur pagën prokurorit. Nuk ka prokuror të pavarur në Shqipëri ka institucione të pavarura. Ku i punojnë gratë prokurorëve?! Po fëmijëve?!

Në darkë gjithkush numëron paratë e ti. Edhe në Amerikë nuk ka gjyqtarë të pavarur. Nga politika vijnë atje. Ne kemi filluar të jemi më amerikanë se amerikanët dhe më evropianë se evropianë.

Të jesh i varur nga politika nuk do të thotë të mos jesh i pavarur profesionalisht nga politika. Kur vepron profesionalisht, atëherë tregon se ke prishur pavarësinë e organeve të drejtësisë. Për këtë arsye, unë kam vërejtje për këtë organ pa dashur ka rënë në grackën e politikës.

 

 

Edhe në standardet e hetimit. Ka raste sa të duash që kjo Prokurori ka standarde të ulëta hetimi. Nëse kryeministri shet bashkëpunëtorin e tij, këta turren me vendime qarkulluese. Reforma në drejtësi nuk është bërë as për prokuror as për gjyqtarë, është bërë për qytetarët”, theksoi ai.

About Krye Redaktor

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …