Veliaj me drejtorët e bashkisë, pushime luksoze jashtë vendit!

“Drejtorët e bashkisë së Tiranës dhe Erion Veliaj kanë udhëtuar jashtë vendit për udhëtime të shtrenjta”, tha gazetarja Klodiana Lala në emisionin “Të Paekspozuarit”. Ajo i bëri thirrje SPAK-ut që të sqarojë se ku kanë shkuar paratë e marra nga tenderat e kompanisë “5D”.

“SPAK duhet të na sqarojë se ku kanë shkuar paratë e marra nga tenderat e kompanisë “5D”. A kanë udhëtuar drejtorët Mariglen Qato, Redi Molla dhe Taulant Tusha me Erion Veliajn dhe persona të tjerë jashtë vendit, pushime të shtrenjta.

Nuk bëhet fjalë vetëm për udhëtime pune, por udhëtime që janë lehtësisht të aksesueshme në sistemin TIMS, janë lehtësisht të eksesueshme në shpenzimet që kanë bërë në vende të ndryshme. P.sh. rezulton një udhëtim në Finlandë se çfarë shpenzimesh kanë bërë atje, cilat janë transfertat, cilat janë kontaktet”, tha Lala.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …