PD në mbështetje të protestës së blegtorëve: Garantojmë ringritjen e prodhimit vendas

Partia Demokratike deklaroi sot se, është në mbështetje të plotë të blegtorëve dhe do të bëjë gjithçka që të garantojë ringritjen e prodhimit vendas.

Departamenti i Bujqësisë pranë PD-së gjykon se “blegtorët shqiptarë me protestën dhe demostrimin që realizuan në Lushnje, treguan se kanë mentalitetin e fermerëve europianë dhe se janë pjesë e këtij komuniteti.

54 ngarkesa me qumësht kanë ardhur nga Serbia, Sllovakia dhe Hungaria me origjinë të dyshimtë në 3 muaj e fundit ndërsa blegtorët shqiptarë derdhin qumështin e tyre në rrugë. Ata kërkojnë që fitimet përgjatë zinxhirit ushqimor duhet të ribalancohen duke njohur çmimin e duhur për prodhimin.

Cilat janë arsyet kur kosto e prodhimit dyfishohet apo trefishohet ndërsa çmimi i ofruar nga kompanitelë përpunuese ulet përvecse monopoleve të mbështetura nga qeveria shqiptare?! Si mund të importohet qumësht nga vendet fqinje me 70 lek për litër ndërsa fermave të mesme vendase t’ia grumbullohet me 66 lek/liter dhe fermave të vogla me 58 lek/liter?! – Kjo është politikë antikomtare dhe çon në falimentimin e prodhuesve vendas dhe varësi nga produktet e importit.

Blegtoria shqipare është në buzë të greminës megjithatë qeveria vazhdon me të njëtën strategji të dështuar subvencionimi prej 10 vitesh. Subvencionohet vetëm 10 mijë lekë për një lopë dhe 1200 lekë / dele dhe dhi, ndërsa Serbia subvencionon 365 euro / lopë dhe për çdo litër qumështi të dorëzuar merr edhe 0.16 cent, gjithashtu edhe Kosova disburson 180 euro/lopë.

Partia Demokratike është në mbështetje të plotë të blegtorëve dhe do të bëjë gjithçka që të garantojë ringritjen e prodhimit vendas. Të gjitha kërkesat e drejta të fermereve janë tashmë pjesë e programit tonë per bujqësinë,’ nënvizoi Departamenti i Bujqësisë në njoftimin për shtyp.

About Redaksia

Check Also

Proçedohet penalisht Tom Doshi