Tenderi i Kinostudios, “5D” dhe “Bami” mundën 11 firma, bashkia pagoi 428 milionë lekë për firmën e drejtorëve

Hetimet e kryera nga prokuroria e Posaçme SPAK, pritet të vënë në qëndër të vëmendjes një tender tjetër të zhvilluar nga Bashkia e Tiranës, i cili në muajin Shtator 2022 është fituar nga kompania “5D Konstruksion” dhe operatori tjetër ekonomik “Bami Sh.p.k”.

Bëhet fjalë për procedurën tenderuese me vlerë prej 5.8 milionë euro, ku qëllim ishte rehabilitimi i hapësirave dhe pallateve në zonën e ish-Kinostudios.

Ky tender u fitua nga subjektet e mësipërme tregtare duke ofruar një ofertë prej 345 milionë lekë të reja.

Për këtë tender, pagesën e fundit që Bashkia e Tiranës ka kryer në llogarinë e firmës së drejtorëve të saj, Mariglen Qato, Redi Molla e Taulant Tusha, është në datën 22 dhjetor 2023, e cila mban shifrën prej 428 milion e 700 mijë lëkë të vjetra.

Pagesa është kryer 9 ditë para vitit të ri, ndërkohë që aktualisht në teren vijojnë punimet në zonën e ish-“Kinostudios”.

“Ora News” ka mësuar se në këtë garë “5D Konstruksion” dhe “Bami” triunfuan përballë 11 kompanive të njohura si “ALBAVIA” shpk & “EUROVIA” shpk, “CURRI” shpk & “BE-IS”, “SIRETA 2F” shpk & “EURO-ALB”, “STERKAJ” shpk & “NDREGJONI” e të tjera.

Tashmë aksionerët realë të “5D Konstruksion” Mariglen Qato, Redi Molla dhe Taulant Tusha, janë në burg, ndërsa SPAK pritet të shtrijë hetimet lidhur me praktikën e ndjekur nga komisioni i vlerësimit të ofertave në bashkinë Tiranë, për shpalljen e fituesve.

Tenderi ka ngritur mjaft pikëpyetje, pasi ka shumë dyshime që Qato-Molla, të kenë ndjekur të njëjtat manovra, duke manipuluar pikëzimin e vlerësimit të ofertave për operatorët e tjerë.

Nga 12 kompani pjesëmarë në tender, “5D Konstruksion” dhe “Bami” kanë rezultuar fitues, duke shpalosur ofertën më të ulët prej vetëm 345 milionë lekë të reja.

“…duke iu referuar procedurës së lartpërmendur, informojmë bashkimi i operatorëve ekonomik “5D Konstruksion” dhe “BAMI” se oferta e paraqitur me vlerë totale prej 345,099,918 është identifikuar si Oferta e Suksesshme…”-thuhet në njoftimin zyrtar të Autoritet Kontraktues, Bashkia Tiranë.

SPAK heton tenderin e Kinostudios, “5D” dhe “Bami”

SPAK heton tenderin e Kinostudios, “5D” dhe “Bami”

SPAK heton tenderin e Kinostudios, “5D” dhe “Bami”

SPAK heton tenderin e Kinostudios, “5D” dhe “Bami”

SPAK heton tenderin e Kinostudios, “5D” dhe “Bami”

About Krye Redaktor

Check Also

Berisha: Veliaj si pengmarrës, ka nisur të thotë se vëllai i tij ka paguar ekspozitat e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal edhe te protesta e opozitës që do …