Revolta/ Fermerët bllokojnë me traktorë aksin Fier-Lushnjë

Fermerë e jugut kanë dalë ditën e sotme në protestë, duke bllokuar me traktorët e tyre dhe makinat bujqësore aksin rrugor Fier-Lushnjë.

Në kërkesat e tyre blegtorët kërkojnë që shteti ti subvencionojë për prodhimin e tyre pasi produktet që vijnë nga importi shiten më çmim më të lirë se produktet vendase.

Mesditën e sotme femerët e jugut të vendit kanë vendosur të përshkallëzojnë protestën e tyre të nisur që në fundin e vitit 2023. Protesta e tyre vjen si pasojë e politikave rënduese të shtetit ndaj tyre, kryesisht lidhur me grumbullimin e qumështit.

Ata pretendojnë se shteti shqiptar favorizon grumbulluesit, të cilë importojnë qumësht nga vendet fqinje, deri nga Hungaria dhe qumështin vendas kërkojnë ta marrin me çmim nën kosto.

Apeli i vazhdueshëm i tyre ka rënë në vesh të shurdhër, kjo ka bërë që blegtorët të përshkallëzojnë protestën duke bllokuar rrugën nacionale me traktore, një protestë e ngjashme me ato të fermerëve europianë që kemi parë muajt e fundit.

Por ndryshe nga protesta në Europë, të cilat kanë gjetur pasqyrim në të gjitha mediat shqiptare, protesta e fermerëve shqiptarë nuk është pasqyruar thuajse fare.

Arsyeja kuptohet, nëser protestohet kundër kësaj qeverie, mediat nuk shohin, e nuk dëgjojnë.

 

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …