Tension te PSG, Mbape përplaset me trajnerin Luis Enrike

Nuk duket ambient i qetë për PSG-në në prag të Championsit. Parizienët barazuan 1-1 dje me vendin e fundit në kampionat.

Një ndeshje që është pasuar nga disa moment tensioni. Në fillim ka ardhur një debat në fushë mes Mbape dhe trajnerit Enrike.

Më pas ka qenë Donaruma që ka patur një përplasje verbale me arbitrin e katërt në tunelin që çon te dhomat e zhveshjes. Zemërimi i portierit italian ka qenë i lidhur me minutat shtesë të dhëna në një ndeshje që ka pasur disa ndërprerje.

Ish-ylli i Milan-it, ashtu si gjithë skuadra e tij, është befasuar kur është ngritur tabela që tregonte minutat shtesë të akorduara. Fërshëllima e trefishtë ka ardhur në minutën e 94-t, Donaruma është nevrikosur për katër minutat shtesë, që sipas tij kanë qenë shumë pak në krahasim ne ndërprerjet e vazhdueshme gjatë ndeshjes.

 

About Redaksia

Check Also

Sylvinho pritet të bëj 3 ndryshime në formacion ndaj Spanjës

Ndeshja me Spanjën konsiderohet një “finale” e madhe për Shqipërinë. “Kuqezinjtë” mbrëmjen e së hënës …