Vlora në mëshirë të fatit, kryetari mendjen për foto e propagandë

Nga Rezenbrik SERJANI
Sekretar Funksional, Partia Demokratike Vlorë 

Jemi mesuar tashmë, me aksionet fiktive për pastrimin e Pyllit të Sodës apo mbjelljen e fidanëve të rinj në të, nga KR i Bashkisë Vlorë apo instanca të tjera “drejtuesish”, të cilët i përgatisin këto aksione të kthyera tashmë “shabllon”, kur gjenden ngushtë në ndërtimin e axhendave të tyre propagandistike.

Pylli i Sodës është sot panorama/fotografia më e keqe e Vlorës, edhe pse një pasuri e madhe , për shkak të mungesës totale të vëmendjes nga qeveria lokale, hiq rastet kur ata kanë nevojë për “kalimin e radhës”, me gjoja aksione pastrimi.

Kur KR i Bashkisë Vlorë nuk ka ku të konsumoj fotot për propagandën e fundjavës, zgjedh të bëj gjoja aksion pastrimi në Pyllin e Sodës, gjendja e të cilit është mjerisht e degraduar nga po të njëjtët “përgjegjës aksionist fundjavash”, të cilët e përdorin si shesh xhirimi për propagandën e radhës, për të “shkuar radhën” dhe plotësuar axhendën e hedhjeve të fotove ne FB, ku seriali më i fundit ishte ditën e djeshme.

Për afro 1 vit, qysh nga betimi i KR të Bashkisë Vlorë nuk ka qoftë edhe nje punë konkrete për Vlorën, por vetëm “Dredhje e Përdredhje”, të cilat KR i quan “punë”.
Jemi në prag të sezonit turistik dhe ende nuk ekziston një paketë plan masash për ecurinë e sezonit këtë vit.

-Si do procedohet me rrugët e kantieret e “vjedhjes” dhe punëve të stërzgjatura, të cilat shkelin me të dyja këmbët çdo ligj mbi prokurimet publike, të cilat janë të hapura dhe kësisoj bllokuese të qarkullimit në qytet?

-Si do menaxhohen rrugët e bëra “çarçaf”, të shqyera e stërshqyera dhunshëm nga kamikazët bashkiak?

-Ujësjellësat në letra, të tenderuara kush e di për të sajtën herë, a do plotësojne nevojat e qytetit përgjate sezonit turistik ?

-Kanalizimet kutërmbuese, a do vazhdojnë te mbeten atraksione turistike, si “ofertë” nga vet Bashkia?
-Menaxhimi mbetjeve urbane a do jetë prioritet në menaxhimin tërësor të sezonit, si parimi parësor i një turizmi të qëndrueshem?

-Qarkullimi a do vazhdoje të mbetet kaotik dhe i gjendur minut pas minute pergjate pikut, nën kolaps?

-Parkimet a do jene ende nen filozofine “gjej shesh e parko-përshesh”, a ka rregullator per ligjërimin e atyre parkimeve shpesh herë “pirate” dhe cili është plani konkret per krijimin e hapesirave parkime publike?

-Qentë endacakë a do enden edhe këtë sezon nëpër rrugët e qytetit, si “turistë të lirë bashkiak”?

Këto e të tjera, janë ato ç’ka nje kryetar Bashkie, Qytetari i Parë duhet të mendojë me përgjegjshmëri, duke thirrur tryeza ekspertësh e duke ngritur grupe serioze pune. Por jo, KR i Bashkisë Vlorë e ka mendjen të plotësojë axhendën e fotove, dhe te shndërrohet në “ambientalist” sa herë propaganda e kërkon.

Do të ishte ideale, ndërtimi i vërtetë i nje plani të mirëideuar, mirëprojektuar për ruajtjen, konservimin dhe krijimin e zonave rekreative pranë Pyllit të Sodës të ndërtuara e hartuara nga ekspertë të fushës, në bashkëpunim me qeverisjen lokale apo qendrore, sepse aksione e plane të tilla janë aplikimet më të vyera në shërbim të komunitetit dhe fytyrës së një qyteti vital e të pastër, por siç e përmenda, Pylli i Sodës dhe Zonat e Mbrojtura (së fundmi të futura ne kthetrat e gllabërimit, me anën e ligjeve famëkeqe të zonave te mbrojtura, miratuar së fundmi nga kartonat okult te sektit Rama).

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …