Iva V.GRILLO
Fjalimet manipulative dhe kodet mafioze që u hodhën e u pritën “live” midis godinës së Bashkisë e Kryeministrisë ditën e Shtunë, mesa duket për t’i dhënë një mesazh të qartë Drejtësisë, kanë vënë edhe njëherë para projektorëve, në mënyrë të pashmagshme dhe të pamëshirshme, SPAK-un dhe “drejtësinë e re”.
Veliaj dhe Rama me narrativën alla-plenium partie komuniste të viteve ’70, kanë rikonfirmuar atë që tashmë dihet nga shumica e shqiptarëve: propaganda, frika dhe intimidimi janë mjetet me të cilat ky çift keqbërësish e bashkëpunëtorët e tyre mundohen të mbulojnë vjedhjet galopante dhe përçudnimin që i kanë bërë shtetit.
Po drejtësia?! Ka vendosur ta fundosë reputacionin e saj përfundimisht?
Çdo minutë që kalon pa e vënë nën hetim kryetarin e Bashkisë Tiranë pas fakteve që kanë dalë për bashkëpunëtorët e tij të ngushtë dhe mbi të gjitha pas deklaratës së tipit mafioz që bëri ditën e Shtunë, e zhyt thellë e më thellë në gropë SPAK-un duke bërë që të gjithë së bashku të shohim “live” mjerimin dhe “zhburrërimin” e institucionit që u krijua për t’i bërë gropën korrupsionit.
#VeliajParaDrejtësisë
#11PrillProtesto