Berisha është frymë, nuk e ndalin dot Gjykatat e Edi Ramës!

Në ditën e 99-të të tubimit qytetar në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha, shefi i Organizimit të PD, Klevis Balliu tha se, Sali Berisha nuk është një individ, por është frymë për të gjithë ata që e duan Shqipërinë dhe demokracinë, ndaj nuk mund ta ndalojnë Gjykatat e Edi Ramës

“Këto gjykata lenë të lirë mafiozët, ndërsa njeriun që i ka denoncuar, kërkojnë ta mbajnë në arrest shtëpie. Ky vendim simbolizon vendosjen zyrtare të një regjimi diktatorial, pasi drejtësi nuk ka më, sepse këtu gjykatat vendosin atë që e kërkon Edi Rama”, tha Balliu. Sipas tij, këta janë të kapur nga vjedhjet e tyre.

“Ne nuk mund ti kërkojmë hajdutit të kapë vetveten, ndaj ne duhet ti nxjerrim me hi rose me pahir nga institucionet këto që janë kapur duke vjedhur”, tha Balliu.

Referuar dosjes ‘5D’, Balliu tha se a nuk ishte Erion Veliaj që i mbronte këta drejtorët kur denoncoheshin si hajdutë, a nuk ishte Mariglen Qato që shembi banesat në Unazë dhe u hidhte gaz banorëve atje, përfshi edhe foshnjet, ndërsa Erion Veliaj gëzonte.

Balliu tha se ne nuk mund t’ia lenë Tiranën përfaqësuesve të Ndraghetas, por do ua kthejmë qytetarëve të Tiranës.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …