Silvi Bardhi: Të enjten në protestë për dorëheqjen e kryehajdutit Veliaj

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Silvi Bardhi ishte pjesë e tubimit qytetar të përditshëm në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha, poshtë banesës së tij.

Në fjalën e saj, Bardhi tha se drejtorët e bashkisë së Erion Veliajt vodhën miliona lekë të shqiptarëve , me urdhër të tij, teksa ton qytetarët të ditën e enjte do të mblidhen në protestë tek bashkia e Tiranës, për të kërkuar dorëheqjen e Erion Veliajt.

“Janë ata drejtorë të cilët janë sot pas hekurave, janë ata hajdutë të cilët kanë marrë miliona lekë të  shqiptarëve, ata të cilët po faktohen sot nga drejtësia si persona të cilët ishin të implikuar dhe drejtpërsëdrejti të urdhëruar nga Erion Veliaj, cili nëpërmjet 23 tendërave vodhi 20 milion euro dhe 130 milion euro nga inceneratori i Tiranës. Kemi folur gjatë, do të flasim gjatë derisa Partia Demokratike të rimarrë vendin që i takon për të drejtuar jetën e shqiptarëve.

Do doja tju ftoja të enjten, në orën 11:00 në Bashkinë e Tiranës. Do të organizohet një protestë madhështore ashtu sikurse ndodhi gati 1 javë më parë kundër Erion Veliajt”, tha Silvi Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …