Berisha uron Bajramin: Sjelltë për Shqipërinë lehtësim të vështirësive, prosperitet dhe dinjitet

Kryetari i PD, Sali Berisha, në fillim të fjalës së tij në tubimin qytetar ka uruar besimtarët myslimanë për Fiter Bajramin.

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet e mia më të përzemërta.

Mirënjohjet më të pakufishme, nderimin më të madh për ju misionarët e vërtetë të kauzës së drejtë, të dinjitetit dhe lirisë së njeriut, të interesit kombëtar.

Një përshëndetje të përzemërt oratorëve tuaj që kanë shndërruar këtë platformë në zërin më të fuqishëm të qytetarëve shqiptarë.

Në zërin që dëgjohet në të katër anët e vendit, ngroh zemrat e shqiptarëve, tmerron narkomafien me në krye Edi Ramën në Shqipëri.

Por unë këtë natë dua ta filloj këtë natë Bajrami me një urim të veçantë për besimtarët myslimanë dhe në veçanti agjëruesve të muajit të madhnueshëm të Ramazanit.

Nga zemra u uroj gëzuar natën e Bajramit, Zoti mëshirëplotë ua pranoftë sakrificat, lutjet.

Sjelltë në familjet tuaja paqe, begati, si dhe për vatrën tonë të përbashkët, Shqipërinë, lehtësim të vështirësive, prosperitet dhe dinjitet”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …