Blushi: Kompania “5D” ka gllabëruar miliona euro, Veliaj është ideatori

Këshilltarët bashkiakë të opozitës, janë vendosur sot para bashkisë së Tiranës, ndërsa kërkojnë mbledhjen urgjente të Këshillit Bashkiak. Në një prononcim për mediat, ata kërkuan mbledhje urgjente ndërsa kërkojnë që Veliaj të japë llogari për vjedhjet e bëra, për 29 tenderat e dhënë apo dhe për inceneratorin.

“5 ditë pas depozitimit të kërkesës të të gjithë këshiltarëve të opozitës drejtuar kryetarit të bashkisë së Tiranës për mbledhjen urgjente të këshillit bashkiak në lidhje me aferat korruptive të faktuara edhe nga drejtësia për të famshmen kompania 5D që ka gllabëruar miliona euro ende nuk ka një përgjigje për këtë kërkesë.

Kjo dëshmon tmerrin dhe frikën e Veliajt për llogaridhënien me shpërdorimin e taksave dhe shpërdorimin e qindra milionë eurove e kryesuar nga inceneratori i Tiranës.

Edhe pse inceneratori është fantazim pagesat po vijojnë rregullisht. Ne si këshilltarë të opozitës jemi të vendosur që ta detyrojmë kryetarin e bashkisë që të japë llogari dhe të mos fshihet pas banaqeve televizive që paguhen me paratë e inceneratorëve.

Nuk mund të ketë drejtësi për këto afera korruptive duke arrestuar bedelat e Veliajt por është ai ideatori i skemës kriminale të kompanisë 5D ku kishte si qëllim vjedhjen e taksave të qytetarëve”, tha Blushi.

Po ashtu, këshilltarët kanë bërë thirrje qytetarëve që të bëhen pjesë e protestës së opozitës ditën e enjte, në orën 11:00.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …