Ish-Prokurori: Drejtorët e Veliajt i bënë paratë publike, para krimi, skemë mafioze

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi, duke folur për kompaninë “5D” të drejtorëve të arrestuar të bashkisë së Tiranës, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se ata përdorën skemën e përmbysur të mafias italiane, duke marrë një prestanome dhe nuk kanë marrë paratë e krimit, por paratë publike dhe i kanë bërë para të krimit.

“Në rast se shohim skemën kemi alarm. Kanë përdorur një skemë të përmbysur të mafias italiane. Mafia kishte paratë e përfituara nga veprimtaria kriminale. Gjente prestanome dhe paratë e krimit mafia i gjeneronte në punët publike. Këtu është e kundërta. Është marrë një prestanome dhe nuk kanë marrë paratë e krimit, por paratë publike dhe i kanë bërë para të krimit.

Përveç përmbysjes së skemës së mafias italiane, Prokuroria e Posaçme thotë se kemi të bëjmë me një brez drejtorësh modernë, me shtëpi në Tiranë, me kontakte të pafundme dhe brezi i të ardhmes së politikës shqiptare, nëse s’do të ndërhynte prokuroria”-tha Beçi.

About Krye Redaktor

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …