PS bojkotoi Komisionin Hetimor, Bardhi: Do të përgjigjemi me çdo mjet demokratik!

Kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pasi Partia Socialiste bojktoi Komisionin Hetimor për Check-Up, duke shtuar se ka njoftuar partnerët ndërkombëtarë që nxitën dialogun mes Rithemelimit dhe maxhorancës.

Bardhi deklaroi se do t’i përgjigjen me çdo mjet demokratik që lejon kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit për të mos lejuar asnjë pengim të hetimit parlamentar

“Dy javë kanë që janë ngritur Komisionet dhe ne jemi duke e ndjekur nga afër situatën. Kam njoftuar edhe partnerët tanë ndërkombëtarë që nxitën dialog mbi atë çfarë po ndodh me këtë Komision. Të jeni të sigurt që do t’i përgjigjemi me çdo mjet demokratik që lejon kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit për të mos lejuar asnjë pengim të hetimit parlamentar”, u shpreh Gazment Bardhi.

I pyetur nëse do t’i rikthehen aksionit opozitar, ai deklaroi se sa herë cenohen të drejtat e opozitës, do te këtë reagim.

“Sa i takon aksionit tonë në parlament, ishte një reagim i detyruar për mos iu nënshtruar një padrejtësie, Iu jemi rikthyer normalitet, për të mbajtur zotimin publik. Sa herë cenohen të drejtat e opozitës, do te këtë reagim”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Mafia ndërkombëtare është e tëra në mbështetje të Edi Ramës! Kjo e bën betejën tonë edhe dy herë më jetike

Kryetari i PD, Sali Berisha në fjalën e tij para qytetarëve në tubimin e përnatshëm, …