PS bojkotoi komisionin hetimor, Vokshi: Nuk duan që të zbardhet vjedhja me koncensionet

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, Albana Vokshi në një deklaratë për mediat tha se deputetët e mazhorancës, edhe pse janë të detyruar që të marrin pjesë në komision, e kanë bojkotuar për të tretën herë me radhë.

Vokshi ka vijuar me deklaratën e saj duke theksuar se Kushtetuta i detyron deputetët e PS që të jenë pjesë e komisioneve, por ata nuk vijnë pasi Edi Rama u ka dhënë urdhër që të mos zbardhet vjedhja me koncesionet në shëndetësi.

“Ne kemi dëshmuar edhe njëherë mungesën e vullnetit dhe dëshirën e mazhorancës që të ketë mbarëvajtje të punës së komisionit dhe ata e bojkotuan për të tretën herë radhazi edhe pse njoftimet janë bërë në bazë të ligjit për komisionet hetimore.

Është e qëllimshme, ashtu siç refuzuan dy vitet e fundit qëllimisht për të drejtat kushtetuese të opozitës, po vijojnë të refuzojnë të drejtat kushtetuese të opozitës në parlament dhe në komisione. Ata e kanë ngritur komisionin hetimor për ta dështuar dhe bllokuar.

Këto mbledhje po bojkotohen pasi nuk duan të zbardhen të vërtetat e koncesioneve në shëndetësi. Ne e kemi thirrur mbledhjen bazuar në ligj dhe rregulloren edhe sepse prania është e detyrueshme sipas nenit 9 pika 7 ku nëse për më shumë se tre herë radhazi mungojnë deputetët, atëherë ndaj tyre merret masë dhe zëvendësohen.

Kjo është hera e tretë që nuk vijnë deputetët e PS dhe ata do të duhet të zëvendësohen, ata nuk duhet që të ndjekin urdhrat e Ramës që nuk do hetim parlamentar që të mos shkojnë pas porosive të Plarent Ndrecës, sepse ai është në konflikt të hapur interesi pasi ka qenë avokat ndaj disa personave që janë nën hetim nga SPAK për këtë skandal”, tha Vokshi.

About Redaksia

Check Also

Meta: Dumani në shërbim skllavërues ndaj Ramës!

Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka akuzuar drejtuesin e SPAK, Altin Dumani dhe prokurorët e …