Lironi liderin Opozitar!

Iva V.GRILLO

Arrestimi politik i liderit opozitar Berisha nuk është një çështje personale, sado që pushteti, patronazhistët dhe oportunistët politikë mundohen ta trumbetojnë si të tillë.

Nuk është personale sepse një opozitë e detyruar të rrijë në një cep të ringut politik nuk është kurrë humbja, problemi apo kokëçarja e një individi të vetëm…por e gjithë shoqërisë. Dhe sidomos e një shoqërie të mbajtur nën zgjedhë dhe intimidim, siç është ajo shqiptare.

Po, Berisha pothuajse 80 vjeçar po bën një përpjekje titanike personale, edhe pse shpesh “krahëlidhur” dhe i anatemuar.

Por pikërisht ky është investimi më i madh që ai po i bën kauzës së përgjithshme të mbijetesës së pluralizmit dhe opozitarizmit të vërtetë.

Çështja Berisha duhet të jetë kokëçarje për çdo njeri që i dhimbset vendi, shteti, institucionet.

Dhe kjo jo sepse nje politikan i moshës së tij do të jetë e ardhmja e politikës shqiptare… por sepse lufta e Berishës për dinjitet është personifikim i qëndresës që duhet të bëjë kushdo ndaj një regjimi imoral e të korruptuar në qelizë, i cili paradite vjedh taksat e qytetarëve e në darkë shtron iftar duke u ngërdheshur edhe me vetë Perëndinë.

Lironi Liderin Opozitar Berisha!

#freeBerisha

#stoppersecutingopposition

About Redaksia

Check Also

Kur mediat nuk kanë interesin publik primar, por pagesat nga inceneratorët…

Nga Adriana KALAJA Sot gjithë mediat që paguhen nga inceneratorët, dhanë lajmin e dosjes së …