Berisha: Veliaj po mbrohet nga Skrapi i partisë si Rama, por edhe ato lidhje do t’i zbërthejmë një nga një!

Lideri i opozitës, Sali Berisha u shpreh se Erion Veliaj po mbrohet nga Skrapi i partisë njëlloj si Edi Rama, ndërsa paralajmëroi se edhe këto lidhje do të zbërthehen një nga një. Berisha tha se, bandit si Erion Veliaj Tirana nuk ka parë, ndërsa i bëri thirrje të largohet dhe të mos presë ditën e enjte, referuar protetës së thirrur para Bashkisë, ku do të kërkohet dorëheqja e tij nga posti i kryebashkiakut.

“Koha është të shkosh aty ku e meriton.

Bandit si ti, Tirana nuk ka parë.

Ti ke vjedhur në këto 4 vite, më shumë se ç’ka vjedhur Tiranën çdo qytetar, çdo zyrtar, çdo hajdut para teje në një shekull.

Largohu, mos e prit të enjten aty.

Mos mbill sherr!

Ik dhe vetëm ik!

Se pafytyrësi të tillë nuk ka parë Tirana ndonjëherë.

Erion Veliaj, ke zgjedhur njëlloj si Edi Rama, të mbrohesh nga Skrapi i partisë.

Por edhe ato fijet, edhe ato lidhjet, këtu në rrugën e të vërtetës, në Rrugën e Shpresës, do t’i zbërthejmë një nga një.

Bashkë me hajdutët e Skapit, bashkë me anëtarët e organizatës kriminale të Skapit.

Bashkë me ata që arrestojnë njëlloj si narkoprokurorët e Kolumbisë, arrestojnë ushtarët e Eskobarit për të mbrojtur Pablon.

Edhe ata arrestojnë ushtarët tu dhe të Edi Ramës për të mbrojtur ju dhe qindra e qindra milionë që u keni vjedhur shqiptarëve.

Edhe njëherë, gëzuar natën e Bajramit!

Zoti u bekoftë ju, familjet tuaja dhe Shqipërinë.

Zoti e bekoftë betejën e shqiptarëve kundër hajdutëve, kundër kleptokratëve, për çlirimin e bashkisë, për çlirimin e Shqipërisë.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …