Berisha: Fitorja e PD është premtimi im për ju, për shqiptarët, për kombin!

Lideri i opozitës, Sali Berisha, në fjalën e mbajtur në ditën e 100 të tubimit qytetar në mbështetje të tij tha se, fitorja e PD-së është premtimi im për ju, për shqiptarët, për kombin. Berisha tha se pa opozitë nuk ka liri.

“Betejë për çlirimin e Shqipërisë nga diktatura e dytë, e bazuar në aleancën e pushtetit me krimin, vjedhjen tuaj dhe drogën e Edi Ramës.

Dhe unë ju përgjigja thirrjes pra, siç do ti përgjigjej çdo shqiptar, çdo patriot, çdo njeri i ndershëm, çdo njeri me dinjitet.

Ju përgjigja klithmës therëse të demokracisë shqiptare në agoni.

Ju përgjigja klithmës në shkretëtirë të dheut tim në agoni.

Ju përgjigja atdheut që po vidhej gjer në palcë.

Ju përgjigja atdheut që po i shkatërrohej kultura.

Ju përgjigja atdheut që i kanë larguar 35% të popullit.

Ju përgjigja kombit që kërkojnë ta transfigurojnë, ta denatyrojnë.

Ju përgjigja shoqërisë dhe familjes shqiptare që kërkojnë ti shpërbëjnë, ti degradojnë, ti degjenerojnë.

Ju përgjigja dinjitetit shqiptar”, tha Berisha.

“Në kohën që kisha planifikuar tërheqjen të plotë, madje dora dorës edhe daljen në pension, pas një karriere të gjatë, por edhe të përmbushur, më dhanë një goditje më të pamerituarën, vetëm e vetëm që ju të mos ishit opozitë.

U ktheva!

Menduan se më plagosën për vdekje. Gabuan.

Falë jush u ngrita në këmbë, pata nderin të drejtoj betejën më të rëndësishëm të jetës time, betejë për opozitën shqiptare, betejë për lirinë e kombit.

Pa opozitë nuk ka liri.

Pa opozitë sovrane nuk ka liri.

Betejë për çlirimin e Shqipërisë nga diktatura e dytë, e bazuar në aleancën e pushtetit me krimin, vjedhjen tuaj dhe drogën e Edi Ramës.

Dhe unë ju përgjigja thirrjes pra, siç do ti përgjigjej çdo shqiptar, çdo patriot, çdo njeri i ndershëm, çdo njeri me dinjitet.

Ju përgjigja klithmës therëse të demokracisë shqiptare në agoni.

Ju përgjigja klithmës në shkretëtirë të dheut tim në agoni.

Ju përgjigja atdheut që po vidhej gjer në palcë.

Ju përgjigja atdheut që po i shkatërrohej kultura.

Ju përgjigja atdheut që i kanë larguar 35% të popullit.

Ju përgjigja kombit që kërkojnë ta transfigurojnë, ta denatyrojnë.

Ju përgjigja shoqërisë dhe familjes shqiptare që kërkojnë ti shpërbëjnë, ti degradojnë, ti degjenerojnë.

Ju përgjigja dinjitetit shqiptar.

Ndaj dhe unë sot në mirënjohen time më të thellë do të ju jap një premtim, ashtu siç ju premtova që nëse dy do të mbeteni, do të jem njëri prej jush dhe e mbajta premtimin.

Ashtu siç ju premtova se edhe në hënë po të më çojnë, unë do të gjej mënyrën për të bërë opozitë për ju dhe e mbajta atë premtim.

Ashtu do të ju jap sot fjalën e nderit, se nuk do të ndalem, se nuk do të lodhe, se nuk do të humb asnjë ditë motivimin, deri në fitoren tonë të plotë.

Fitorja jonë, fitorja e opozitës, fitorja e PD-së është premtimi im për ju, për shqiptarët, për kombin.

Për ju që sakrifikuat kaq shumë këto ditë, që duruat kaq shumë këto vite, që nuk u përkulët asnjë moment para hajnave dhe kriminelëve të Shqipërisë, fitore, fitore, fitore.

Do të fitojmë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Mafia ndërkombëtare është e tëra në mbështetje të Edi Ramës! Kjo e bën betejën tonë edhe dy herë më jetike

Kryetari i PD, Sali Berisha në fjalën e tij para qytetarëve në tubimin e përnatshëm, …