Berisha: Nesër është dita e qytetarëve të Tiranës, dita e guximtarëve, dita e triumfit!

Lideri i opozitës, Sali Berisha tha se, nesër është dita e qytetarëve të Tiranës, dita e guximtarëve, dita e zemërimit të qytetit, dita e triumfit. Berisha tha se do të fitojmë para atyre që u mashtrojnë në çdo fjalë që thonë, para atyre që dëbuan të dashurit tuaj dhe lenë këtë vend me 1 milionë e gjysmë banorë.

“Miqtë e mi!

Do të fitojmë para hajdutëve më bastardë që ka parë Shqipëria, atyre hajdutëve që nuk vjedhin më për tu pasurua, se të pasur janë bërë sa për 10 breza, por që vjedhin qytetarët për ti poshtëruar, për ti përulur.

Do të fitojmë para atyre që u mashtrojnë në çdo fjalë që thonë.

Do të fitojmë para atyre që dëbuan të dashurit tuaj dhe lenë këtë vend me 1 milionë e gjysmë banorë.

Do të fitojmë se jemi shpresa e fundit e shqiptarëve.

Shqiptarët nuk kanë më qeveri, por një lukuni që i vjedh ata gjer në palcë.

Shqiptarët nuk kanë më pluralizëm.

Shqiptarët nuk kanë më drejtësi që ti mbrojë.

Beteja që kemi përpara është e vështirë, nuk mohohet, por kurrë mos u ligështoni.

Ata luftojnë për të vjedhur para, ne luftojnë për pluralizmin.

Ata luftojnë për të vjedhur edhe më shumë para, ne luftojmë për dinjitetin e shqiptarëve dhe të ardhmen e tyre.

Ata luftojnë për vjedhur sa më shumë para, në luftojmë për të ndaluar shpopullimin.

Ata luftojnë të pangopur për para të vjedhura, ne luftojmë që pasuritë e shqiptarëve ti kthejmë në bekim për qytetarët shqiptarë.

Prandaj do të fitojmë, sepse jemi në krahun e drejtë të historisë.

Prandaj Zoti është me ne, sepse Zoti e ka bekuar Shqipërinë, dhe do të bekojë të gjithë ata që luftojnë për Shqipërinë.

Prandaj o sot o kurrë, betejë pa kthim, deri në rrëzimin e Erion Veliajt, kësaj monstre të vjedhjes që guxoi të poshtërojë shqiptarët.

Të vendosë në bashkinë e Tiranës modelin e vjedhjes 100 për qind të parave të qytetarëvve.

Nesër është dita, nesër është ora, nesër është fitorja.

Betejë pa kthim deri në rikthimin e bashkisë së Tiranës, qytetarëve dhe më pas radhën e ke ti Edi Rama.

Edi Rama nuk do të gjesh vrimë miu ku të futesh, por jep dorëheqjen.

Do të shkojmë me qeveri teknike, të krijojmë qeveri teknike, zgjedhje të lira.

Fitore, fitore, fitore.

Rroftë Partia Demokratike, rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

Nesër dita e qytetarëve të Tiranës, dita e guximtarëve të Tiranës, dita e zemërimit të qytetit, dita e triumfit, virtyteve të tij.

Rroftë Tirana, rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Abazoviç: Sonte do jem në stadium dhe do bëj tifo për Serbinë

Ish-kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, në një prononcim për RTS-në (televizionin publik …