Këlliçi: Nesër sërish në protestë përpara Bashkisë të nxjerrim nga zyra Veliajn!

Drejtuesi politik për degën e PD të Tiranës, Belind Këlliçi përmes një postimi në rrjetet sociale i ka drejtuar një apel qytetarëve që të bashkohen në protestën që do të mbahet ditën e enjte, në orën 11:00, para Bashkisë së Tiranës.

Ndërsa e cilëson Veliajn si kreun e organizatës kriminale ‘5D’, Këlliçi shprehet se ai ka marrë peng zyrën e Kryebashkiakut dhe e ka vjedhur me paratë e korrupsionit të tij.

“Nesër, e enjte, ora 11:00, sërish në protestë përpara Bashkisë Tiranë.

Të nxjerrim Erion Veliajn, kreun e organizatës kriminale 5D dhe pronarin faktik të inceneratorit të Tiranës, nga zyra që ka marë peng dhe e ka vjedhur me paratë e korrupsionit të tij!”, shkruan Këlliçi.

About Redaksia

Check Also

Eshtë lëvizje kombëtare/ Rama e pranon: “Nga Kosova dhe Maqedonia për të më rrëzuar”

Rama ka reaguar ashpër ndaj protestave që po zhvillohen në Tiranë prej 22 ditësh, duke …