Dokumenti/ Gazetarja nxjerr zbuluar Veliajn: Ka emëruar vetë administrator drejtorin e arrestuar

Zbulohet një tjetër mashtrim i kryebashkiakut Erion Veliaj, lidhur me kompaninë Tirana DC, me administrator Redi Mollën tashmë i arrestuar nga SPAK. Gazetarja Ola Xama, ka publikuar një dokument që nxjerr zbuluar Veliajn pasi ka emëruar vetë Redi Mollën administrator të “Tirana DC”.

Veliaj i pyetur më herët në lidhje me kompaninë është shprehur se nuk ka dijeni mbi veprimtarinë dhe aktivitetin e saj, por dokumenti i publikuar nga Xama, vërteton se Veliaj ka dijeni të plotë mbi kompaninë pasi vetë ky i fundit ka emëruar Redi Mollën administrator të kësaj kompanie.

Por në të njëjtën kohë Molla ishte ngarkuar po ashtu dhe me detyrën e antarit të Këshillit Drejtues dhe atë të audituesit ligjor, gjë të cilën Xama e ka quajtur konflikt interesi.

 “Tirana DC u themelua më 28 tetor 2020 si një ndërmarrje publike në pronësi të bashkisë Tiranë. Qëllimi i saj është ndërtimi, rindërtimi, zhvillimi i pronave të bashkisë dhe investimi ose bashkë-investimi me aktorë privatë.
 
Kryetari i bashkisë Tiranë merr vendim që administrator i kompanisë të jetë z.Redi Molla, i cili ngarkohet po ashtu dhe me detyrën e antarit të Këshillit Drejtues dhe atë të audituesit ligjor. Konflikt më i madh interesi nuk është parë ndonjëherë. Redi Molla jepte llogari te vetja si anëtar i Këshillit Drejtues dhe kontrollonte veten si auditues i jashtëm me detyrën e ekspertit kontabël.
 
Caktimi si ekspert kontabël i dikujt që nuk ka as licencë për të ushtruar këtë profesion është i paligjshëm, por veprimet për të ndryshuar situatën u morën vetëm pas denoncimit të medias (ACJQ) dhe shoqërisë civile”,- shkruan Xama.

May be an image of blueprint, ticket stub and text

Më tej Xama shprehet se vetë vendimi për themelimin e kompanisë “Tirana DC” është një shkelje e hapur e ligjit për Ndërrmarrjet Shtetërore. Ajo shprehet se të treja detyrat që i ishin ngarkuar Mollës bien ndesh me njëra – tjetrën dhe sjellin konflikt interesi, në një shoqëri e cila deklaron si qëllime të saj nxitjen e zhvillimit ekonomik nëpërmjet investimeve me kapital shtetëror dhe bashkëpunimin me sektorin privat apo të huaj.

“Përveç konfliktit të pastër të interesit, vendimi për themelimin e kësaj kompanie me vendosjen në pozicione drejtuese dhe kontrolluese të një punonjësi të vetëm është në shkelje të hapur të Ligjit për Ndërmarrjet Shtetërore. Ligji përcakton që kompanitë publike duhet të kenë minimalisht 5 anëtarë në Këshillin Drejtues, Tirana DC ka patur dhe vazhdon të ketë vetëm 3, duhet që 1 prej tyre të jetë përfaqësues i sindikatës së punonjësve dhe kontrollorët e llogarive të jenë të pavarur.
 
Ndalohet në mënyrë të prerë financimi i kompanive publike nga shteti, përveçse me ligj të veçantë për situata të veçanta dhe të argumentuara. Në rastin e Tirana DC vendimi i Këshillit Bashkiak thotë shprehimisht se “mund të financohet nga bashkia”.
 
Deri në fund të vitit 2022 (sipas bilanceve të dorëzuara), Tirana DC ka arkëtuar 0 të ardhura dhe ka shpenzuar 1.7 milion euro. Qëllimi i krijimit të saj nuk ishte fitimi, por anashkalimi i procedurave ligjore të prokurimit për të hyrë në marrëveshje me privatin dhe për t’i marrë me forcë pronat qytetarëve!
 
Kjo është puna e mirë e drejtuesve të arrestuar në Bashkinë Tiranë që kanë administruar këtë kompani, çdo fjali që tenton të zhbëjë përmasat e korrupsionit ngjan me shprehjen ikonike të Shvejkut “Ç’më duhet mua ç’bëj unë?!”,– përfundon Xama.

Reagimi i Xamës:

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …