Kush janë 3 drejtorët e tjerë të Veliajt të përfshirë në korrupsion

Disa drejtorë të tjerë të Bashkisë së Tiranës janë nën hetim nga SPAK-u dhe tre prej tyre janë pa pasaporta. Kjo, pasi prokurorët, gjatë hetimeve, kanë vendosur se ata janë persona të dyshuar të përfshirë në korrupsion dhe se duhet t’u mbaheshin pasaportat për të mos u larguar jashtë vendit.

Shtetasit H. H., I. Q., E. K., janë persona të cilëve u janë marrë pasaportat nga SPAK-u, pasi po hetohen për vjedhjet, korrupsionin, skandalin dhe aferat në Bashkinë e Tiranës.

Gjithashtu drejtorët në detyrë të Bashkisë së Tiranës, Mariglen Qato, Taulant Tusha, por edhe Redi Molla janë të përfshirë edhe në dosjen hetimore të inceneratorëve.

Dy të parët për rolin menaxhues dhe bashkëpunimin me kompaninë e inceneratorëve.

Tre drejtorë të tjerë të përfshirë në firmosjen e një marrëveshjeje shtesë për dherat midis kompanisë që menaxhonte landfillin e Tiranës, e cila në 6 vite ka shkuar në vlerën rreth 60 milionë euro e ndoshta edhe më tepër, sepse këtu bëhet fjalë vetëm për pjesën e deklaruar në Tatime apo sipas ekstraktit të QKB-së që përfshin bilancin vjetor.

Dhe gjithashtu disa drejtorë të tjerë që janë në hetim te dosja “5D”, ku prokurorët po vazhdojnë të mbledhin materiale në institucione ditë pas dite në lidhje me një nga aferat më të mëdha korruptive të ndodhura në Shqipëri pas asaj të inceneratorëve.

Mesa duket të përfshirë nuk janë thjesht dhe vetëm 1 apo 2 persona, por duket se është i gjithë zinxhiri komandues dhe kontrollues i Bashkisë së Tiranës, të cilët ndërtonin kompani apo kryenin marrëveshje duke përfituar për xhepat e tyre, pa shkuar tek emërimet nepotike personale që e kanë kthyer Bashkinë e Tiranës në një vend ku, një grup drejtorësh në urdhrat e Erion Veliajt vidhnin, emëronin, shkarkonin dhe e kishin kthyer institucionin në godinën që mund të quhej sulltanati, ku në krye qëndronte Veliaj dhe drejtorët e tij bënin çfarë t’u donte qejfi. /CNA

About Redaksia

Check Also

Berisha për “Antena3 CNN”: Balla mik me Coldea, Agaçi ka firmosur kontratën që Coldea të jetë këshilltar i Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili një javë më parë zbuloi se ish-deputeti …