Si u zbulua skandali me TIMS! Hetimet nisën pas insistimit të amerikanëve

Detaje të reja zbardhen nga hetimet për drejtorin e Teknologjisë dhe Informacionit në Policinë e Shtetit, Ervin Muça.

Kallëzimi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore vitin e kaluar u bë në organet e drejtësisë pas insistimit të përfaqësisë amerikane në Shqipëri, të cilët zbuluan edhe ndërhyrjen në sistemin e të dhënave TIMS.

Mësohet se pasi shkarkoi të dhënat e paautorizuara dhe duke përdorur pin-in e një punonjëse, Ervin Muça i kaloi ato në kompjuterin e tij.

Para hetuesve në deklarimet paraprake, Muça ka mohuar kryerjen e veprës penale të “Hyrjes së paautorizuar në të dhënat kompjuterike”.

Provat e ndërhyrjes së tij u përforcuan pas zbulimit të pamjeve filmike në ambientet ku ruhen të dhënat e TIMS.

Ndonëse ai mohon akuzën, hetuesit kanë në dorë pamje filimike që kanë fiksuar Ervin Muçën ditën që është ndërhyrë në sistemin TIMS, 2 gusht 2023.

Pak ditë më parë mbi këtë ngjarje u ngrit edhe komisioni hetimor parlamentar, i cili do të hetojë rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS.

Muça është rekrutuar në polici kur Ministria e Brendshme drejtohej nga Bledi Çuçi.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …