Noka në Rrëshen: Drejtësia e re aleate e Ramës, po vret shpresën e shqiptarëve! Veliaj modeli i babëzisë

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, gjatë takimit me demokratët në Rrëshen, tha se pushteti i Rilindjes rrënoi shoqërinë shqiptare.

Ai u shpreh se qëndresa ka një emër, edhe rezistenca ka një emër, edhe përballja ka një emër, por historia ka treguar se edhe fitorja ka një emër, dhe ky emër është Mirdita.

‘Mirdita ka spikatur në këto cilësi: qëndresë, rezistencë, luftë dhe fitore, dhe 14 maji përmblodhi këto cilësi të mirditorëve, duke ia kthyer bashkinë qytetarëve dhe duke ia marrë zuzarëve të pushtetit.

Ne të bashkuar do të rrugëtojmë drejt fitores. Ne ftojmë demokratë dhe socialistë të bashkohen në rrugëtimin tonë. Misioni ynë është jo thjesht të fitojmë, port ë shpëtojmë Shqipërinë, të bëjmë drejtësi me votën e shqiptarëve, siç bëtë ju me Mirditën.

Vendi ynë ka nevojë për të shpëtuar nga kthetrat e krimit, korrupsionit. Vendi ynë ka nevojë për një drejtësi shumëdimensionale.

Vendi kërkon një kushtrim, një aksion të pandalshëm, për të sjellë ndryshimin e vërtetë, ndryshimin që vjen vetëm me votën dhe zgjedhjet e lira. Ndryshimi do të vijë duke rrëzuar këtë regjim kriminal dhe duke siguruar shqiptarët që nuk do të udhëtojnë në rrugën e krimit dhe korrupsionit, por në rrugën e Europës, që u ndërpre që 11 vite më parë, kur Rilindja mori pushtetin.

Rilindja këtë iu afroi shqiptarëve, largimin nga vendi, pasi nuk i dha shans tjetër, pasi vrau shpresën. Për të vrarë shpresën, në krah të Qeverisë, është edhe ajo që ne votuam si drejtësi të re, që sot është drejtësia politike, drejtësia me regji.

Drejtësia e re është bashkëautore në vrasjen e shpresës, është bashkëautore në largimin masiv të shqiptarëve.

Qeveria ka vetëm një moto: vjedh, drogë krim. Çfarë është ‘5D’? Është skema se si ka funksionuar një shtet dhe një sistem si ky i Erion Veliajt. Është modeli i babëzisë. Ata që paguahen për të administruar taksat, krijojnë një kompani që të vjedhin taksat. Dhe këtë e bëjnë në mes të ditës, janë shndërruar në organizatë kriminale që ka mbrojtje drejtësinë, e cila po bëhet bashkëautore e vrasjes së shpresës. Nëse do të kishte drejtësi nuk do të guxonte Edi Rama të kthente Shqipërinë në Kolumbinë e Europës, nuk do të guxonte Olsi Rama të ngrinte një organizatë kriminale për të trafikuar tonelata droge.

Por drejtësia është me regji, është drejtësi politike dhe këtë shqiptarët po e vuajnë. Po përpiqen ta mbulojnë me propagandë, për ti hedhur hi syve shqiptarëve.

Koha e Aranit Çelës ka mbaruar, por edhe koha e Aranit Çelajve të rinj do të mbarojë shpejt dhe këtë do e bëjnë shqiptarët me votën e tyre. Edi Rama bëri gjithçka për të asgjësuar opozitën, por ja ku jemi sot, më të bashkuar se kurrë, jemi sot në këmbë për tu përballur me Edi Ramën’, tha gjatë fjalës së tij në Rrëshen, sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …