Salianji: Edi Rama është i përfshirë drejtpërdrejt në aferën e TIMS

Ervin Salianji, nënkryetar i Grupit Parlamentar të PD, tha gjatë takimit me demokratët në Rrëshen se bashkimi i demokratëve dhe cilësia në kandidim është çelësi i suksesit ndaj Edi Ramës.

Salianji tha se nëse demokratët janë të bashkuar dhe do të kandidojmë njerëz cilësore ne e mundim Edi Ramën në zgjedhjet e ardhshme.

“Me energji dhe vendosmëri, pa i lënë kauzat rrugës, e kemi vendosur Qeverinë në këtë situatë ku ndodhet sot. E keni parë se çfarë ndodhte me ata drejtorët e bashkisë së Tiranës? Ishin edhe biznesmenë dhe pronarë të fondeve publike. I keni parë se si Edi Ramës po i bien gurët një nga një.

E keni parë se çfarë ndodhi dje, ku pasi nisi nga puna Komisioni Hetimor i TIMS, arrestuan drejtorin e IT në Policinë e Shtetit, dhe shpresoj mos jetë truk që të pengojnë hetimin parlamentar, që do të nxjerrë përgjegjësit nga Edi Rama e Taulant Balla e të gjithë një nga një. Edi Rama është i përfshirë drejtpërdrejt në këtë aferë, sikundër është i përfshirë në të gjitha aferat e tjera”, tha Salianji.

About Redaksia

Check Also

Afera 66 milion euro e Tërmet Peçit/ Ristani: Denoncuam në SPAK këtë megavjedhje, kjo kasaphanë korruptive merr fund më 11 maj

Deklarata anëtarit të kryesisë, njëkohësisht kandidati për deputet i PD në Gjirokastër, Arben Ristani: Të …