Bardhi-Xhaçkës: Pse lidhesh pas pantallonave të Ramës? Nga drejtësia fshihen vetëm kriminelët!

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi u shpreh se, Olta Xhaçka duhet të shkojë në Gjykatë Kushtetuese e të mos fshihet pas kryeministrit Rama.

Gazment Bardhi: Akuzat i ngriti SPAK jo opozita. nuk duhet të ishte deputete. Nuk ka asnjë pretendim që nuk është konfirmuar nga prokuroria. 11 mijë metra pronë publike u grabitën me letra të falsifikuara. Për 5 ditë i kaluan në pronësi bashkëshortit të zonjës.

Nëse zonja pretendon që gjithçka që tha opozita, pse u lidh pas pantallonave të Ramës dhe nuk shkon në GJK? Ne kërkojmë që të shqyrtohet nga drejtësia. Nga drejtësia fshihen kriminelët dhe hajdutët.

Më tej Bardhi ka replikuar me Xhaçkën duke i thënë se. “ditën që ky Parlament do grisë vendimin e Kushtetuese për ty, ky Parlament nuk është më i shqiptarëve por është Parlamenti i Artan Gaçit dhe Olsi Ramës.

About Redaksia

Check Also

Albin Kurti fiton sërish zgjedhjet në Kosovë, por bie me 7% të votave

Deri më tani janë numëruar mbi 98% e votave në zgjedhjet parlamentare të zhvilluara ditën …