Berisha thirrje qytetarëve: Ta shndërrojmë të premten në ditën e triumfit qytetar!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të premten që vjen, të bashkohen në protestën kundër Erion Veliajt. Berisha tha se, dita e premte do të kthehet në një ditë të triumfit qytetar.

“Qytetarë dhe qytetare, ju e shihni se si shkelmoheni dhe poshtëroheni nga këta pushtetarë pa moral, pa ligj, pa norma, pa asgjë tjetër.

Çfarë u mbetet ju?

U mbetet të merrni në dorë fatin tuaj.

U mbetet të merrni në dorë fatin tonë.

Kur qeveria dhe qeveritarët vjedhin natën dhe ditën, vjedhin në çdo kohë.

Kur drejtësia i mbron me fanatizëm hajdutët kryesorë dhe dënon sa për sy e faqe ushtarët e tyre, u mbetet qytetarëve të marrin fatin në duart e tyre.

Të marrin fatin e Shqipërisë në duart e tyre.

Të krijojmë qeveri teknike.

Qeveri teknike, zgjedhje të lira.

Fitore e opozitës!

Ju bëj thirrje, gjatë kësaj jave të trokasim në çdo zemër, në çdo derë të Tiranës, të këtij qyteti që është zemra dhe truri i kombit.

Ta shndërrojmë të premten në ditën e triumfit qytetar.

Në ditën e fitores.

Në ditën e përzënies përfundimtare të hajdutit të shpërfytyruar nga shtëpia e parë e kryeqytetit, nga bashkia.

Erion, numëroj orët, numëroj ditët.

E premtja po vjen. E premtja është ditë e Tiranës. Është dita e qytetarëve, është dita e fitores.

Rrofshi ju, rroftë Tirana, rroftë Shqipëria!”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kalaja paralajmëron kallëzim tjetër në SPAK ndaj Erion Veliajt dhe Arli Naskës

Adriana Kalaja në cilësinë e Kryetares së Gjykatës së PD dhe aktivistes së Aleancës për …