Deklarata skandaloze e Xhaçkës: Plazhin e morëm me qira për të mos zbritur njerëzit nga mali dhe…

Ish-ministrja e Jashmte, deputetja e PS, Olta Xhaçka bëri një deklaratë skandaloze mbrëmë duke fyer shqiptarët. Xhaçka u shpreh në emisionin “Top Story” se, “plazhin para hotelit me pesë yje e kemi marrë me qira për të mos zbritur njerëzit nga mali që të ngulin çadrat dhe të bezdisin turistët elitarë”!!!

Xhaçka, pasi e ktheu gjithë mazhorancën në Kuvend në mburojë të mandatit të saj, në mbrëmje ka dalë në televizion për t’u shfajësuar nga akuzat për konflikt interesi për shpalljen e bashkëshortit të saj, Artan Gaçi investitor strategjik.

SPAK ka sekuestruar të gjithë sipërfaqen e tokës që i ishte falur bashkëshortit të Xhaçkës në Gjilekë të Himarës, teksa ka arrestuar ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro për çështjen në fjalë. Goro akuzohet se në bashkëpunim me vartës dhe zyrtarë të Kadastrës, nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara kanë mundësuar kalimin e sipërfaqeve të konsiderueshme tokë shtet në Himarë, në favor të shoqërisë private të zotëruar nga Artan Gaçi.

Por, duke folur në emisionin “Top Story”, Xhaçka tha se as ajo dhe as bashkëshorti i saj, Artan Gaçi nuk kanë frikë nga hetimet e SPAK, se nuk kanë lidhje me këtë.

Ish-ministrja Olta Xhaçka u justifikua se bashkëshorti i saj nuk kishte informacion mbi historikun e asaj prone që ishte me letra të falsifikuara, teksa në lidhje me shitjen tek bashkëshorti i saj me një çmim shumë herë më të ulët se tregu, deputetja socialiste u justifikua ae këtu nuk ka lidhje pushteti.

Pjesë nga intervista

Duma: Si ndodhi që një biznesmen me kaq përvojë, sot ka situatën e pronës nën hetim dhe SPAK ka sekuestruar rreth 10 mijë metra katrorë dhe e gjitha është një dosje për korrupsion, mbivendosje prone, që është marrë më lirë se çmimi i tregut… si mund ta bënte këtë një biznesmen me kaq vite në terren?

Xhaçka: Pyetja është e drejtë, por faktet nuk janë të cituara drejt. Bashkëshorti im ka blerë një pronë, që ka filluar një kontratë premtimi, dhe më pas ka bërë aktin e blerjes së pronës. Unë di që kontrata e premtimit deri te akti i blerjes së pronës, kanë kaluar shumë muaj, nuk e di pse ish pronarët kanë vendosur ta shesin 10 lekë dhe jo 100 lekë. Këtu nuk ka lidhje pushteti politik.

Duma: Pse duhet ta besojmë këtë?

Xhaçka: Pse ka lidhje në një marrëveshje mes pronarit dhe blerësit? Nuk rezulton kështu sepse kur bashkëshorti im e ka blerë, e ka blerë përmes noterit që ka bërë verifikimet në shtet që është pronë e rregullt. Po ra kjo i bie të ketë rënë shteti shqiptar. Unë nuk e di si është regjistruar ajo pronë, as bashkëshorti im nuk ka si ta dijë historikun e kësaj prone. Bashkëshorti im është personi i parë i interesuar për këtë çështje.

Duma: Ndihesh e frikësuar?

Xhaçka: Jo, sepse përmes këtij linçimi po më duket se mbaj një barrë që nuk më takon ta mbaj. Ndoshta nuk tingëllon mirë kur them ‘po ç’lidhje kam unë? Ç’lidhje ka bashkëshorti im sesi është regjistruar kjo pronë në 1994?’ Ky procedimi i SPAK duket sikur po mbron një njeri të pushtetit për të mbyllur vrimat e një gjëje që dihej se ishte me cen? Jo nuk është kështu. Nuk jam e frikësuar as unë dhe as bashkëshorti im sepse nuk e dinim si janë ndarë AMTP në 1994.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …