Berisha-Veliajt: Tek teatri i ri do të kesh një shtyllë të zezë, shtylla e turpit e Erion Veliajt!

Në fjalën e mbajtur në tubimin qytetar, kryetari i PD, Sali Berisha ka paralajmëruar Erion Veliajn se tek teatri i ri do të ketë një shtyllë të zezë, shtyllën e turpit të tij.

“Miqtë e mi, sot ishte një ditë ku Erion Veliaj u lebetit, u tmerrua.

Po e premtja, mjerë ti, më mirë largohu, jep dorëheqjen!

Jep dorëheqjen dhe shko vetë te Tusha.

Shko vetë te Simixhiu, që e detyroi bashkëshortja jote të firmosë duke tradhtuar kushëririn e vet për interesat e tua mafioze.

Shko te ata se aty e ke vendin dhe më keq.

Erion, je shndërruar në turpin e qytetit.

Në neverinë e qytetit.

Në çdo fjalë, një gënjeshtër.

Në çdo akt, një vjedhje.

Nuk durohesh më, e premtja është larg.

Zemërimi i Tiranës do të vërshojë mbi shtëpinë e parë të qytetit.

Zemërimi i qytetarëve të vjedhur, të poshtëruar, do të të japë ty, atë që ke merituar prej kohësh.

Erion, është fatkeqësi të kesh emër njeriu ti.

I shkatërrove teatrin kryeqytetit, simbolin, monumentin e kulturës së tij.

Ia shkatërrove sepse u peshove në para droge.

More dhjetëra milionë.

Erion, tek teatri i ri do të kesh një shtyllë të zezë, shtylla e turpit e Erion Veliajt.

Ata artistë të vërtetë, teatrin do ndërtojë, por edhe aty një shtyllë të zezë afër, që brezat të mos të harrojnë, pervers njeri.

Bastard! Më mirë të mos prish gojën me ty se nuk ndalet dot.

Ke shkatërruar qytetin, i ke shkatërruar të gjitha institucionet e kulturës bashkë me Edi Ramën.

Tirana sot është qytet pa teatër, pa bibliotekë, pa galeri, pa teatër të fëmijëve.

Të gjitha, droga, droga dhe vetëm droga”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …