Berisha: Erion, ti ke bërë marrëveshje me skapistët, por bashkë me ty, edhe ajo marrëveshje do të marrë fund

Lideri i opozitës, Sali Berisha në fjalën e mbajtur në ditën e 101 të tubimit qytetar, se Erion Veliaj ka bërë marrëveshje me skapistët, por së bashku me ty, edhe ajo marrëveshje do të marrë fund.

“Sa ke vjedhur, Erion me karvanet që merrje në Selitë dhe ua prisje ujin qytetarëve dhe u dërgoje bidonat me Tivarin tënd?

Sa ke vjedhur me shkollat që i ndërtoje me 6-fshin, me 8-fishin e çmimit të një shkolle?

Sa ke vjedhur me kopshtet që i tenderon nga tre herë dhe nuk ekziston në themel?

Sa ke vjedhur në xhepat e shqiptarëve?

Erion, ja ku po ta them: drejtësinë e marrin në dorë qytetarët!

Kur drejtësia bëhet armike e tyre”, tha Berisha.

“Nuk ke shpëtim askërkund sepse në çdo variant që ta analizojë njeriu, ti je njeriu më i shpifur, je hajduti më i neveritshëm, më i pangopur që ka pasur ndonjëherë kryeqyteti.

Erion, ti ke bërë marrëveshje me skapistët. Por të garantoj se bashkë me ty, edhe ajo marrëveshje do të marrë fund.

Prandaj dhe u thuaj qytetarëve të Tiranës sa ke vjedhur me 1 milion pemë që thua se ke mbjellë, në një kohë kur në të vërtetë ke shkulur dhjetëra e dhjetëra mijëra pemë në këtë qytet.

Sa ke vjedhur, Erion me karvanet që merrje në Selitë dhe ua prisje ujin qytetarëve dhe u dërgoje bidonat me Tivarin tënd?

Sa ke vjedhur me shkollat që i ndërtoje me 6-fshin, me 8-fishin e çmimit të një shkolle?

Sa ke vjedhur me kopshtet që i tenderon nga tre herë dhe nuk ekziston në themel?

Sa ke vjedhur në xhepat e shqiptarëve?

Erion, ja ku po ta them: drejtësinë e marrin në dorë qytetarët!

Kur drejtësia bëhet armike e tyre.

Kur drejtësia mbulon krimet e shëmtuara të qeveritarëve.

Kur drejtësia shndërrohet në mburojë të hajdutëve më të mëdhenj që ka parë Tirana dhe Shqipëria, qytetarëve të ndershëm, qytetarëve të guximshëm, qytetarëve atdhetarë nuk u mbetet gjë tjetër veçse të bëjnë drejtësi”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Argita Malltezi: Pas rikthimit të vulës, demokratët po rikthehen në PD

Argita Malltezi ka komentuar vendimin e Gjykatës së Apelit e cila riktheu vulën dhe logon …