Berisha: E garantoj se e premtja që vjen do ta tmerrojë Erion Veliajn!

Gjatë fjalës në tubimin e përnatshëm qytetar, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë thirrje Erion Veliajt që të japë dorëheqjen dhe të mos e presë të premten e ardhshme.

Berisha tha se, ‘e premtja që vjen do ta tmerrojë Erion Veliajn. Kjo do jetë e treta e vërteta’.

“Mirëmbrëma dhe një përshëndetje të përzemërt për ju misionarë të pamposhtur të dinjitetit, të shpresës.

Luftëtarë të të vërtetës.

Përshëndetje oratorëve të mrekullueshëm që kanë shndërruar këtë platformë në platformat e vërtetave më qenësore, më jetike për shqiptarët.

Por unë kam sot një përshëndetje më të veçantë për të gjithë protestuesit kundër kryehajnit të Bashkisë së Tiranës, të cilët me protestën e tyre përcollën mesazhin në mbarë Shqipërinë dhe botën se shtëpia e parë e qytetarëve të Tiranës është e pushtuar nga një hajdut ordiner.

Se shtëpia e parë e qytetarëve të Tiranës është e përdhosur nga një hajdut që vjedh 100 përqind të fondeve publike dhe i shndërron ato në hotele me 5 yje.

I shndërron ato në pallate 10 e 12-katëshe.

I shndërron ato në lokale dhe klube.

I shndërron ato në udhëtime dhe vakanca në të katër anët e dheut.

I shndërron ato në llogari të fshehta offshore.

Protesta e sotme ishte një protestë që bashkia nuk e ka parë ndonjëherë.

Dhe e garantoj se e premtja që vjen, do ta tmerrojë Erion Veliajn.

Të premten, e treta e vërteta.

Erion Veliaj jep dorëheqjen, mos u fut më në bashki. Nuk ke shpëtim!”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …