Banka Botërore: Pylli orbital i Veliajt është një mashtrim i madh!

Një raport i Bankës Botërore mbi gjendjen e ekonomive të Ballkanit Perëndimor ka rrëzuar përfundimisht tezën e Tiranës së gjelbër dhe 2 milionë pemëve duke e ekspozuar atë si një nga mashtrimet më të mëdha publike.

Sipas BB, në 7 vitet e fundit Tirana jo vetëm që nuk është bërë më e gjelbër, por përkundrazi ka shënuar reduktim të sipërfaqeve të gjelbra.

Qytetet e mëdha të rajonit, si Beogradi, Shkupi, Sarajeva dhe Prishtina dëshmuan një rritje të sipërfaqes së gjelbër midis 2015 dhe 2020, ndërsa Tirana, Tetova dhe Prizreni përjetuan rënie në mbulesën e gjelbër,” thotë raporti.

Banka Botërore i referohet të dhënave nga Dynamic World, një partneritet mes Google dhe World Resources Institute, që mat në kohë reale me rezolucion maksimal ndryshimin e sipëfaqeve të gjelbra në 5 mijë qytete të botës. (Kliko për matjet).

Sipas Bankës, arsyeja se pse disa qytete në rajon janë bërë më pak të gjelbra lidhen me ndryshimin

“Ndryshimi në mbulesat e gjelbra mund të lidhet me ndryshimet në përdorimin e tokës, por edhe nga ndryshimet në përqendrimin e CO2. Kjo pasi, ndryshimet klimatike sjellin një rritje të faktorëve stresues që dëmtojnë rezistencën e bimësisë duke prishur pyjet dhe ekosistemet,” vijon raporti.

Pylli orbital në kosh

Në 26 mars të vitit të kaluar, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj lajmëroi para mediave mbjelljen e pemës së 1 miliontë në Tiranë duke e quajtur këtë një ngjarje me rëndësi të veçantë për kryeqytetin.

“Kemi numëruar çdo pemë të mbjellë. Mjafton të shikoni pemët që kanë çelur sythat e parë, për të kuptuar se ajo betejë dhe sakrificë ia vlejti. Në 2015 thamë se do të mbjellim 2 milionë pemë deri në 2030 dhe jemi vetëm në gjysmë të këtij misioni të jashtëzakonshëm,” u shpreh Veliaj.

Por 1 milionë pemët që bashkia thotë se ka mbjellë në Tiranë nuk rezultojnë ta kenë bërë Tiranën më të gjelbër. Përkundrazi, kryeqyteti shqiptar sot është sipas Bankës Botërore, lehtësisht më i zhveshur nga gjelbërimi se sa në vitin 2015.

Kjo ka dy arsye. Ose gjatë kësaj kohë janë prerë më shumë se 1 milionë pemë, ose shifra e Bashkisë nuk është e vërtetë. Në çdo rast, pylli orbital dhe propaganda e Tiranës që sot është më e gjelbur tani përfunduan në kosh. Nga Banka Botërore./KAPITALI

About Redaksia

Check Also

Berisha për “Antena3 CNN”: Balla mik me Coldea, Agaçi ka firmosur kontratën që Coldea të jetë këshilltar i Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili një javë më parë zbuloi se ish-deputeti …