Drejtori i arrestuar i Veliajt mbante tre pozicione, do bënte auditimin e kompanisë ku ishte vetë administrator

Kryetarja e komisionit të apelimit në PD, avokatja Adriana Kalaja u shpreh në një lidhje “Skype” në emisionin “Ora e Betit” se, Redi Molla mbante tre pozicione dhe se do bënte auditimin e kompanisë që ishte vetë administrator.

“Si në të gjithë rastet e tjera ku kemi bërë 47 raste të denoncimeve të tjera deri në momentin që flasim, i gjithë informacioni ka ardhur nga punonjës të këtyrë institucione dhe rasti i fundit është po i tillë.

Ishte shtatori i 2020, dhe kishim filluar atë betejën ligjore.

U mor një vendim në këshillin bashkiak, ku flitet vetëm për procesin e rindërtimit për shkak të pasojave të tërmetit.

Ndërkohë që kjo shoqëri regjistrohet në qendrën kombëtare të biznesit si një shoqëri anonime, sepse objekti i aktivitetit fillonte që nga projektimi shit blerje e pasurisë së paluajtshme, dhënie me qera, që në fakt pot a vendosje në aspektin që kryen bashkia në Tiranë ishte non sens.

Redi Molla në këtë kohë mbante tre pozicione, ishte drejtues i UKT-së, ishte administrator i kësaj kompanie do bënte edhe auditimin e kompanisë që ishte vetë administrator”, tha Kalaja.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …