Malkaj: Qeveria po fshin këpucët e qelbura në kurrizin e këtij populli, jemi akoma te buka

Aktori i mirënjohur Mehdi Malkaj, pjesëmarrës në protestën e sotme ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiuat Veliaj, mori fjalën e tij, ku u ironizoi qeverinë, e cila, sipas tij, po fshin këpucët në kurrizin e popullit dhe ky i fundit nuk po bën rezistencë.

“Këpucët e qelbura i fshin në kurriz të këtij populli dhe thotë tjetri ‘ishte udhëheqësi im’, nuk ka rëndësi.

Kërkoj një gjë.

E kërkoj me këmbëngulje, të heqim dorë nga njëshi. Njëshin e kemi zgjedhur për të na shërbyer neve, jo për të na masakruar neve.

Njëshi është shërbëtor i jonë. Bëri një iftar atje dhe i vaftë mbarë, u gëzuan të gjithë ata që e duan.

Ai është shumë i mirë sepse ju dha bukë për të ngrënë, është turp i madh jemi akoma te buka.

Jemi te monologu bukës.

Zonja dhe zotërinj unë kaq kam mundësi të bëj, bëj maksimalen e jetës time bashkë me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, kemi 7 vjet që nuk lëvizim.

Ju falenderoj shumë për dashurinë që më falni. Jam i zhytur në borxhe tek ju, por nuk jua laj dot”, tha Malkaj.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …