Pensionistët që marrin 50 mijë lekë të qelbura të vijnë ta nxjerrim këtë horr nga bashkia!

Një pensionist që mori fjalën në protestën para Bashkisë së Tiranës tha se, sikur ata pensionistë që marrin 50 mijë lekë të qelbura të vijnë, ta nxjerrin këtë horr prej bashkie!

“Jam pensionist. Vetëm pensionistët që janë marrin 50 mijë lekë të qelbura, të vijnë këtu, ta nxjerrin këtë horr prej bashkie. Ka marrë fund këtu, se këtyre u kanë shpërthyer ujërat! Po ujërat e këqija, fekalet, më falni për shprehjen. Të hidhen në koshin e mbeturinave të popullit shqiptar! Sepse paskan qenë hajdutët më të mëdhenj të historisë”.

Mirëpo ka një diçka. Ne paskemi qenë pensionistë të varfër shpirtërisht dhe moralisht. Të më falin miqtë e mi dhe shokët e mi, vetëm me ata e kam. Si ka mundësi dje, ne festuam Fitër Bajramin, por ama kemi para një Bajram të madh, që quhet Kurban Bajrami dhe po s’u bë “kurban” nga ky popull, një person këtu, kot e kemi”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …