Pasi siguroi mbrojtjen nga Rama, Xhaçka sulmom deputetët e opozitës

Ish-ministrja Olta Xhaçka gjatë fjalimit të saj në Kuvend është qarë për akuzat ndaj saj. Strategjikja e Ramës që grabiti 11-mijë metra2 tokë publike me letra të falsifikuara ka sulmuar në Kuvend deputetët e opozitës.

Ndërkohë që Olta mbron veten, pasi ka siguruar mbrojtjen nga Rama, deputetët e opozitës dhe kreu i Grupit Parlamentar të PD, Bardhi, i kanë kujtuar se investimi është bërë me letra të falsifikuara.

Olta Xhaçka: Prej kohësh zhvillohen gjyqe prokurorësh e gjykatësish pa licencë, por me licencë për të shpifur.

Për të më nëpërkëmbur dinjitetin. Nuk jam përgjigjur. Kam menduar nëse duhet të dorëzoj mandatin e t’i shpëtoj linçimit. Jam menduar se ku kam gabuar, di të them që as kam ushtruar influencë për të përfituar, as nuk kam përfituar asgjë. Janë shpifje. Për t’i vënë kapakun, nga leckat e topit të opozitës diskutohet sikur do të votohet sot për të më mbajtur në këmbë apo jo.

Çështjen time Gjykata Kushtetuese e ka pushuar.

Meqë në këtë absurditet, u arrit për shkak të akuzave të ngritur ndaj meje, dhe votimi sot lifdhet me mandatin tim, nuk do komentoj dhe kolegët le të diskutojnë e të evndosin të lirë. Nuk hesht për fajësinë e dhënë nga gjykata e shkallës zero. Smë bën të flas sot se të lartpërmendurit do të ndryshojnë qëndrim, por dua të dëgjohet zëri im.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …