Kalaja: Ky rrethim tregoi frikën e Veliajt deri në palcë! Do të shkosh pas hekurave!

Përfaqësuesja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, avokatja Adriana Kalaja tha gjatë fjalës së saj se, ky rrethim tregon frikën e tij deri në palcë!

“Ajo që po ndodh në bashkinë e Tiranës së pari është shuplaka më e madhe që i bëhet SPAK-ut, sistemit të drejtësisë të reformuar nga komunistët, pasardhësit e etërve të tyre.

Është evidente, sot ligjërisht, Erion Veliaj duhet të ishte as hekurave sepse e pamë të gjithë që nga dita që është futur në zyrë, që nga dita që kur filloi përdhosë zyrën e shtetit, të lyejë me gjak, me djersën e shqiptarëve, me taksat e qytetarëve të Tiranës, këto zyra sepse ne e pamë kur vrau Ardit Gjoklaj; ne e pamë kur nxori fëmijët me gaz lotsjellës tek Astiri, në Shkozë, në Bregun e Lumit. Ne e pamë kur prishi Teatrin në katër të mëngjesit, ne e pamë kur bëri aferat te 5 Maji dhe i nxori familjet me gaz lotsjellës. Kjo është pjesa ligjore.

Por edhe moralisht ai nuk mund të rrijë më në krye të bashkisë sepse e gjithë Shqipëria, e gjithë Tirana e ka parë këtë bandit se si sillet me qytetarin e Shqipërisë. Aty mbrapa ka qënë Zyra e Informacionit. Ai ka paranoja. Edhe Zyrën e Informacionit e ka hequr nga bashkia. Shikoni rrethimin.

Ajo që ne shohim sot, shohim frikë e tij deri në palcë. Fletëarresti të është prerë Erion Veliaj. Ti nuk i shmangesh dot as me Xhorxh Sorrosin! Unë ta kam thënë më 17 maj e po ta them sot këtu: një javë jetë të më mbetet, unë do të merrem me ty derisa të të çoj pas hekurave!”, tha Kalaja.

About Redaksia

Check Also

Linda tjetër flet pak për videot me Agasin

Gjykata e Lartë vendosi që të ndryshojë masën e sigurisë për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda …