Këlliçi thirrje Policisë: Nxirreni prej leckash jashtë hajdutin në krye të bashkisë!

Anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi, gjatë fjalës së tij në protestën para bashkisë së Tiranës i bëri thirrje Policisë të mos e mbrojë hajdutin në krye të bashkisë, por ta nxjerrin prej leckash jashtë!

“Të nderuar qytetarë! Ju nuk duhet të harroni se kjo bandë kriminale e instaluar në bashkinë e Tiranës ka filluar të denoncohet nga opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit që dy vite më parë. Redi Molla dhe Tirana DC është kallëzuar nga Aleanca që në muajin maj të vitit 2021.

Vjet në prill, gjatë fushatës, kemi denoncuar bandën kriminale 5D me detaje, me dokumente të pakontestueshme dhe kishte plot një vit që hajduti që quhet Erion Veliaj qëndronte në krye të bashkisë së Tiranës, që të bënte një audit, që të bënte një kontroll, që të jepte një përgjigje qytetarëve, por ajo që tha ishte vetëm mbrojtja që i bëri bandës së tij të instaluar në bashkinë e Tiranës.

Dje kemi pasur festën e Fitër Bajramit. Dhe çfarë bëri hajduti që kemi në krye të bashkisë së Tiranës? Bëri atë që di të bëjë më mirë. Veshi përparësen e preferuar dhe shërbeu çorbën e hipokrizisë për ata njerëz që i grabit çdo ditë.

Policë, lejoni këshilltarët të futen brenda, lejoni qytetarët të futen në bashkinë e tyre! Ndalni dhunën ndaj qytetarëve, në vend që të mbroni hajdutin që qëndron në krye të bashkisë dhe ta nxirrni prej leckash jashtë!”, tha Këlliçi.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …