Zhulali: Veliaj me drejtorët e kanë bërë lekun letër! Vjedhjen e konsiderojnë epërsi mendore

Këshilltarja e opozitës në Bashkinë e Tiranës, Ilda Zhulali ka akuzuar kryebashkiakun Erion Veliaj se ka kaluar në 100% korruptim me anë të vjedhjes së tenderave nëpërmjet drejtorëve të tij dhe kompanisë 5D.

Duke u kthyer para një viti në fushatën elektorale, Zhulali kujtoi se si qytetarët i pyesnin se si do mund ti mundnin drejtorët e Veliajt, pasi ata aq shumë kanë vjedhur sa ‘e kanë bërë lekun letër’.

Zhulali theksoi se bashkia jep 30 mijë lekë të vjetra për qytetarët dhe 30 milionë euro për drejtorët e tij.

“Përpara një viti kur nisëm fushatën elektorale për Bashkinë Tiranë, njerëzit na vinin në zyrë dhe na thoshin ore si do i mundni ju këta, a e dini ju sa para kanë bërë këta, a e dini ju se sa kanë vjedhur këta, këta e kanë bërë ‘lekun letër’. Ky ishte fjalori i ri i rilindjes, leku letër.

Po si i bënë këto para këta njerëz. A e patë se çfarë thoshin me njëri tjetrin nëpër mesazhe, ku marrin vesh këta të PD, këta janë idiotë. Po patjetër që ishim idiotë ne sepse këta vjedhjen e konsiderojnë epërsi mendore.

Si i bënë paratë këta njerëz? Këta thjesht bënë kapërcimin nga 20% i korruptimit të Edi Ramës, kaluan në korruptim 100% të Erion Veliajt. Të gjitha paratë nga fillimi deri në fund në xhep.

E pamë dje Erion Veliajn që bënte si shërbëtor i njerëzve nevojtarë. A e dini ju se Bashkia Tiranë jep mesatarisht 30 mijë lekë të vjetra për 162 familje tiranase.

Ky shërbëtori dhe familja politike 5D kanë marrë 30 milionë euro dhe jep 30 mijë lekë të vjetra për qytetarët e Tiranës dhe 30 milionë euro për familjet e drejtorëve dhe të Erionit direkt”, tha Zhulali.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …